Krasniqi: Kadri Veseli do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës

Krasniqi: Kadri Veseli do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës

Aktuale gusht 13, 2019 - 17:29
Lexoni detajet

Memli Krasniqi ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të heq dorë nga posti i kryeministrit.

Nënkryetari i PDK-së për Insajderin është shprehur i bindur se kryeministri i ardhshëm i Kosovës do të jetë Kadri Veseli.

“Në asnjë mënyre PDK nuk do të heq dorë nga posti i Kryeministrit përsëri. Kadri Veseli do të jetë kandidati ynë dhe besojmë plotësisht edhe Kryeministri i ardhshëm i Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Me dorëheqjen e Haradinajt nga posti i kryeministrit, ende nuk dihet saktë se kur do të mbahen zgjedhjet e reja. Teksa më 22 gusht është caktuar seanca për shpërndarjen e Kuvendit, ka parti që ende nuk kanë dorëzuar nënshkrime.

Në mesin e tyre edhe Partia Demokratike e Kosovës ndonëse janë deklaruar kundër shpërndarjes së kuvendit. /Insajderi