Aliu: Jemi në rrugë që të ndodhë një koalicion parazgjedhor me LDK-në

Aliu: Jemi në rrugë që të ndodhë një koalicion parazgjedhor me LDK-në

Aktuale gusht 14, 2019 - 13:34
Lexo Detajet

Koalicioni parazgjedhor, LDK-VV gjithnjë e më afër.

Deputeti i kësaj partie, Liburn Aliu ka thënë se janë në diskutime për koalicion parazgjedhor me LDK-në, pasi sipas tij një koalicion i tillë është një nga mundësitë që gjendja në vend të ndryshojë, raporton EkonomiaOnline.

“Ne po zhvillojmë takime me përfaqësues politikë që para zgjedhjeve të ketë garanci që do ketë ndryshim të madh në këtë vend. Një nga mundësitë e ndryshimit është çështja e koalicionit parazgjedhor. Këto mundësi po diskutohet dhe besoj do ketë rezultate. Jemi në rrugë që diçka e tillë të ndodhë”, tha Aliu në një konferencë për media.