Dardan Sejdiu flet për herë të parë për Qeverinë Teknike

Dardan Sejdiu flet për herë të parë për Qeverinë Teknike

Aktuale August 15, 2019 - 21:26
Lexoni detajet

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, ka mohuar se kanë marrë ftesë nga ndonjë subjekt politik për të bërë një qeveri teknike, në krye me Kadri Veselin.

“Me aq sa di unë si shef i grupit parlamentar, jo. Pra mendim i dëshiruar i zotëri Veselit, duke e parë tatëpjetën e PDK-së dhe duke e parë se në zgjedhje të përfundojnë aty diku, të tretit apo të katërtit dhe në këtë garë janë sigurisht me dikë tjetër, por në fakt është e vetmja PSD-ja e cila që një kohë të gjatë ka deponu edhe nënshkrimet dhe ka qenë e gatshme të ecë në zgjedhje”, ka deklaruar Sejdiu.

Megjithatë, Sejdiu ka pranuar se kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka pranuar një telefonat nga Departamenti i Shtetit Amerikan.

“Po, kryetari, Shpend Ahmeti, ka pas telefonatë nga Departamenti i Shtetit Amerikan, mbi zgjedhjet dhe jo për ndonjë diskutim tjetër”, ka thënë Sejdiu në Debat Plus, duke mohuar se kanë pranuar telefonat nga Kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Ndërkohë, nga PSD kanë bërë të ditur ditë më parë se kanë vija të kuqe për Partinë Demokratike të Kosovës, kurse për partitë tjera janë të hapur për koalicione parazgjedhore.