Molliqaj: E lë politikën nëse nuk e kalojmë pragun

Molliqaj: E lë politikën nëse nuk e kalojmë pragun

Aktuale August 15, 2019 - 21:28
Lexoni detajet

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se do ta lë politikën nëse subjekti i tij nuk do ta kalojë pragun për 5% në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, shkruan “Zëri.info”.

"Po, e lë politikën nëse nuk e kalojmë pragun", ka thënë ai në RTV Dukagjini

Molliqaj ka komentuar sondazhet që tregonin se partia e tij nuk do ta kalon pragun. Ai i ka kundërshtuar ato duke pyetur se kush e ka bërë dhe me çfarë mostre.

Deklaratës së analistit Astrit Gashi se sondazhet e nxjerrin me 3.5 %, Molliqaj ka thënë se do ta fitojnë dyfishin./ZERI