Zyrtari i LDK-së në Gjilan aderon në PDK

Zyrtari i LDK-së në Gjilan aderon në PDK

Aktuale gusht 17, 2019 - 23:30
Lexoni detajet

Këshilltari Komunal nga radhët e LDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit, Isa Agushi, i njohur si komandant “Dardani”, ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës.

Kështu raporton portali lokal i kësaj komune, “GjilaniSot”.

Ky portal gjithashtu njofton se PDK-së i është bashkuar edhe Sabedin Sinani nga AAK.

Gjatë kësaj ceremonie, i pranishëm ishte edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Image