A do të zyrtarizohet nesër koalicioni me AAK-në? Nuk e pohojnë as mohojnë nga PSD-ja

A do të zyrtarizohet nesër koalicioni me AAK-në? Nuk e pohojnë as mohojnë nga PSD-ja

Aktuale August 18, 2019 - 21:04
Detajet

Gjatë ditës së nesërme do të bëhet e ditur përfundimisht nëse PSD-ja dhe AAK-ja do të bëjnë koalicion apo jo.

Edhe pse më 22 gusht do të mbahet seanca për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, ky i fundit tashmë ka filluar të mendoj për koalicionin parazgjedhor.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Partia Socialdemokrate pritet që nesër të konfirmojnë nëse do të bëjnë koalicion parazgjedhor apo jo.

Këtë e ka konfirmuar Natyra Kuçi, zëdhënëse e PSD-së.

“Nesër vendoset në mbledhjen e Këshillit të PSD-së. Pas asaj do t’ju njoftojmë”, ka thënë shkurt Kuçi për lajmi.net.

Si duket koalicionin qeverisës në Prishtinë në mes të AAK-së dhe PSD-së, po pretendon të vazhdojë edhe në zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme.

Ramush Haradinaj po shihet se është i kënaqur me qeverisjen e Shpend Ahmetit dhe me koalicionin e tyre në Prishtinë dhe ka vendosur që me këtë koalicion ti mas forcat edhe në zgjedhjet parlamentare.

Theksojmë se Haradinaj mbante postin e kryeministrit falë marrëveshjes së arritur për koalicion parazgjedhor mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate.