NISMA shkon e vetme në zgjedhje

NISMA shkon e vetme në zgjedhje

Aktuale August 19, 2019 - 08:10
Lexoni detajet

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Social Demokrate, Jakup Krasniqi, ka thënë se bazuar në deklarimet e partive politike shpërndarja e Kuvendit dhe zgjedhjet e parakohshme nuk kanë alternativë.

Sipas tij, ka pak apo hiq gjasa për formimin e një qeverie teknike.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Krasniqi ka bërë me dije se të gjitha rrethanat thonë që Nisma do të garojë e vetme në zgjedhjet e parakohshme.

Ai ka treguar se në këto zgjedhje presin që qytetarët ta vlerësojnë punën e Nismës në qeverisje dhe programin e saj zgjedhor socialdemokrat.

Sipas Krasniqit, Nisma nuk vendos vija të kuqe për asnjë parti që mund t’i fitojë zgjedhjet.

Ai ka shprehur bindjen se ndryshimi në Kosovë vjen me Nismën Socialdemokrate