Vuçiqi do të takohet me Pompeon në ShBA, bisedohet për Kosovën

Vuçiqi do të takohet me Pompeon në ShBA, bisedohet për Kosovën

Aktuale August 19, 2019 - 18:05
Lexo Detajet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet nesër në Nju Jork me sekretarin e Shtetit amerikan Mike Pompeo, në margjinat e një takimi të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Lindjen e Mesme.

Kjo u postua në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit, ku u shtua se Pompeo do të takohej edhe me sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres.

Sipas mediave serbe, takimi mes Pompeo dhe Vuçiq ka të ngjarë të jetë situata në Kosovë.