Vijnë paralajmërimet e para për koalicionin LDK - Vetëvendosje

Vijnë paralajmërimet e para për koalicionin LDK - Vetëvendosje

Aktuale August 21, 2019 - 10:48
Lexoni detajet

Disa zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë filluar mëngjesin e sotëm që të postojnë fotografi ku shihen me  gazetë në dorë, ku në ballinë të saj, është lajmi “LDK-VV, mes konsultave dhe ultimatumeve”.

Kryetari i Vushtrris Xhafer Tahiri i cili i takon kësaj partie në  mbishkrimin e fotos së tij ka përdorur disa fjalë të cilat në zgjedhjet e kaluara kanë qënë në slloganin e Lëvizjes Vetëvendosje “ Me mendje e me Zemër”.

“Ndryshimin e bëjmë bashkë, me dije dhe me zemër, pa bajraktarizëm por me vullnetin e qytetarit”, ka shkruar Tahiri.

Se a po paralajmron LDK një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje mbete të shihet.

Ditëve të fundit zyrtarë të të dyja partive janë deklaruar pro këtij koalicioni dhe se një koalicion i tillë është shpres për vendin.