Një ditë para shpërndarjes së kuvendit LDK i reagon ashpër PAN-it

Një ditë para shpërndarjes së kuvendit LDK i reagon ashpër PAN-it

Aktuale August 21, 2019 - 18:21
Lexo Detajet

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas emërimit të ambasadorëve të rinj që ka bërë qeveria në fund të mandatit.

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në shkrimin e tyre në Facebook ka goditur ashpër koalicionin PAN për izolimin dhe rehatimin e militantëve partiakë ne pozita të ndryshme dhe emërimin e kundërligjshëm të ambasadorëve.

“Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin për emërimet e kundërligjshme të ambasadorëve, që së fundi i ka bërë Qeveria e dorëhequr. Me këto veprime, Ministri i dorëhequr i Punëve të Jashtme, bashkë me Kryeministrin e dorëhequr Haradinaj dhe Presidentin Thaqi kanw degraduar edhe me tej shërbimin e jashtëm të Republikës së Kosovës, përkundër rastit në shqyrtim për kompetencat e Qeverisë së dorëhequr nga Gjykata Kushtetuese” shkruhet në faqen e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokrate të Kosovës.

Ata  kanë reaguar ashpër ndaj PDK-AAK-NISMA dhe AKR për mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme dhe emërimin e ambasadorëve politik një ditë para shpërndarjes së Kuvendit.

“Veprimet e tilla janë në dëm të interesit publik dhe politizojnë edhe më tej shërbimin diplomatik. Krahas saj, Lidhja Demokratike dënon ashpër edhe veprimet e koalicionit në ikje PDK, AAK, NISMA dhe AKR për të ftuar mbledhje të Komisionit për Punë të Jashtme për emërimin e ambasadorëve politik një ditë para shpërndarjes së Kuvendit.”

Kryetarja e Komisionit dhe anëtarja e këtij komisioni nga radhët e LDK-së, kanë refuzuar ta thërrasin këtë mbledhje dhe të marrin pjesë në të, sikur edhe në çdo rast tjetër të emërimit të ambasadorëve politik thuhet në shkrimin e tyre.

Më poshtë e lexoni shkrimin e plotë: