Ky personalitet i njohur i bashkohet Nismës Socialdemokrate

Ky personalitet i njohur i bashkohet Nismës Socialdemokrate

Aktuale August 21, 2019 - 18:56
Lexo Detajet

Nisma Socialdemokrate ka prezantuar aderimin e ri.

Nisma Socialdemokrate ka bërë me dije se sot në këtë subjekt ka aderuar ish –aktivisti i LDK’së në Kamenicë Samed Dermaku. Dërmaku që me profesion është politilog dhe gazetar është pritur nga kreu i Nismës Fatmir Limaj.

Njoftimi i Nismës: 

Sot rrugëtimit tonë politik Nismës Socialdemokrate i është bashkuar edhe Samed Dërmaku nga Kamenica. Dërmaku ka të përfunduara studimet për gazetari dhe është magjistër i Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës.

Dermaku është mirëpritur nga kryetari Fatmir Limaj dhe anëtari i kryesisë Kastrioti Sylejmani. Samed Dermaku për rreth 20 vjet është angazhuar në aktivitete politike në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ka qenë profesor në shkollën e mesme teknike “Andrea Durrsaku” në Kamenicë, pastaj drejtor i shkollës “Sadri Misini” në fshatin Shipashnicë e Epërme të Kamenicës.

Aktualisht është i angazhuar në pozitë menaxhuese në një kompani private në Gjilan. 

Image