Udhëheqësit në detyrë po përdorin institucionin për fushatë elektorale

Udhëheqësit në detyrë po përdorin institucionin për fushatë elektorale

Aktuale August 21, 2019 - 20:24
Detajet

Institucionet e Kosovës tash kanë filluar të përdoren edhe për fushata elektorale, ani pse zyrtarisht nuk ka filluar asgjë.

Udhëheqësit në detyre, po shfrytëzojnë hapësirat e institucioneve për t’i bërë disa marrëveshje e takime duke shfrytëzuar sloganet e partive që u përkasin.

Udhëheqës të institucioneve po përdorin aktivitetet e tyre në dikasteret që drejtojnë për të bërë fushatë elektorale

Është ministri më i ri në qeverinë që po shkon. Duke qenë se erdhi në këtë pozitë pak ditë para se Ramush Haradinaj të japë dorëheqje, Muzafer Shala po mundohet të lë pak gjurmë si Ministër i Inovacionit.

Shala të mërkurën ka nënshkruar edhe marrëveshjen e parë në cilësinë e ministrit në detyrë.  Por, këtë aktivitet ai më shumë e lidhi me partinë të cilës i takon.

Madje ai po thotë se pavarësisht që qeveria dha dorëheqje vendimet e reja duhet të nënshkruhen, njësoj sikurse vet Shala që dha nënshkrim për ndërtimin e një qendër Inovative me vlerë 200 mijë euro në Shtime.

Ndërkaq, ish-kryeministri Ramush Haradinaj po vazhdon të pres përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese.

E sloganin e partisë nuk po përdorin vetëm zyrtarët e PDK-së. Edhe Ramush Haradinaj gjatë një takimi që kishte me studentët ndërkombëtare u tha se Kosova tash merr vendime 100%.

E krejt këto vendime dhe veprime për njerëzit që përcjellin situatën politike janë të papranueshme.

Arton Demhasaj thotë se kushdo që flet me slogane brenda institucioneve është e papranueshme.

Sipas tij marrja e vendimeve kur qeveritë janë në detyre edhe pse janë jo ligjore, janë bërë traditë tashmë.

Në vazhdën e nënshkrimeve të vendimeve të reja është edhe Ministri i Tregtisë, që vri taksë për disa produktet të Maqedonisë së Veriut, por edhe vartës të tjerë të Kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj.