Thaçi të hënën shpallë zgjedhjet, kjo është data!

Thaçi të hënën shpallë zgjedhjet, kjo është data!

Aktuale gusht 22, 2019 - 20:58
Lexoni detajet

Javën e ardhshme, konkretisht të hënën, pritet që presidenti i Republikës t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Burime të Indeksonline, brenda Presidencës, tregojnë se data definitive e zgjedhjeve do të jetë 6 tetori.

Partitë politike do të kenë afat kohor 10 ditë për të mbajt fushatë nëpër komuna të ndryshme të vendit.

Ndërsa, presidenti Hashim Thaçi është deklaruar lidhur me shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

 “Tani është në interes të qytetarëve të Kosovës që pas një procesi zgjedhor demokratik të kemi sa më shpejt një qeveri funksionale dhe llogaridhënëse, e cila i përballon sfidat që na presin si shtet dhe shoqëri. Brenda kompetencave të mia kushtetuese, ligjore dhe në përputhje të plotë me vendimin e sotëm të Kuvendit, së shpejti do të marr vendim për dekretimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës”, ka shkruar ai.

Vlen të theksohet se deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar sot për shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë ende pa i skaduar mandati kushtetues, prej katër vjetësh.

Me 89 vota pro, një kundër dhe dy abstenime, Kuvendi votoi pro shpërndarjes.

Propozimi i deputetëve për shpërndarjen e Kuvendit, erdhi pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës më 19 korrik. Ai kishte marrë ftesë nga Gjykata Speciale e Kosovës me seli në Hagë, për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.