Osmani-Haradinajt: E sponsorizove planin për ndarjen e Kosovës

Osmani-Haradinajt: E sponsorizove planin për ndarjen e Kosovës

Aktuale gusht 22, 2019 - 21:59
Lexo Detajet

Sot është shpërndarë Kuvendi i Kosovës, me ç’rast tani çështja ka kaluar te Presidenti, i cili sipas të gjitha gjasave të hënën do ta dekretojë zyrtarisht datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Edhe pse raportohet për 10’të ditë fushatë, e njëjta tashmë ka filluar nga të gjitha partitë politike.

Para pak çastesh, në një postim në rrjetin social “Facebook”, deputetja më e votuar në legjislaturën që sot mbylli perden, Vjosa Osmani, ka vënë në pah dështimet e Haradinajt, tashmë ish-kryeministrit të Kosovës.

Fjala është për dy rezoluta, të dëmshme për vendin, në të cilat Osmani proklamon se Haradinaj ka dështuar, por që të njëjtat, janë “bllokuar” nga LDK-ja.