Kurti: Duhet ta ndalim krimin dhe korrupsionin që t'ia kthejmë kredibilitetin vendit

Kurti: Duhet ta ndalim krimin dhe korrupsionin që t'ia kthejmë kredibilitetin vendit

Aktuale August 22, 2019 - 22:20
Lexo Detajet

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bashkëbiseduar në Facebook me ndjekësit e tij, ku iu është përgjigjur pyetjeve të shtruara nga qytetarët.

Ai ka thënë se për t’ia kthyer kredibilitetin vendit, së pari duhet të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni.

“Duhet ta ndalim krimin e korrupsionin në mënyrë që t’ia kthejmë kredibilietin vendit si tatim mbledhës. Për shkak të Qeverisë së korruptuar, shteti është ai i cili është zbehur për nga vlera në sytë e qytetarëve të Kosovës”.

“Ne besojmë që sundimi i ligjit duhet t’i ketë dy shtylla kryesore: e para prokurorët e zotë e të guximshëm dhe kompetentë sepse pa ta nuk mund të shpresojmë luftim të krimit si dhe të kemi sukses në dekriminalizimin e prokurimit”.