Zyrtari i lartë i AAK-së: Nuk kemi vija të kuqe për PDK-në

Zyrtari i lartë i AAK-së: Nuk kemi vija të kuqe për PDK-në

Aktuale August 22, 2019 - 23:04
Lexo Detajet

Zyrtari i lartë i AAK-së, Dau Haradinaj ka thënë se nuk kanë vija të kuqe për Partinë Demokratike të Kosovës. Megjithatë, i falënderon  për bashkëqeverisje dy vjeçare dhe u thotë se tash duhet të kalojnë në opozitë.

‘’I kisha falënderu dhe  I kisha thënë mendoni për opozitizëm.Unë nuk ua qes vijën e kuqe’’, tha Haradinaj sonte në TV Dukagjini

Haradinaj do të preferonte një koalicion AAK-PSD-NISMA-AKR.

Ndërsa Dardan Molliqaj tha se janë të interesuar që të bashkëpunojnë edhe me Nismën dhe AKR-në.

‘’Jemi të interesuar për këtë koalicion. Kam raporte të mira me Pacollin, pavarësisht dallimeve, me qenë pjesë e jona’’.