Shpend Ahmeti reagon pas aksidentit të rëndë në Prishtinë

Shpend Ahmeti reagon pas aksidentit të rëndë në Prishtinë

Aktuale gusht 23, 2019 - 14:19
Lexoni detajet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në rrjetin social Facebook ka raportuar për aksidentin në rrugën “Agim Ramadani”, ku një kamion kishte probleme dhe nuk arriti të frenojë duke u shkaktuar dëme nëntë veturave dhe duke lënduar dy persona.

Ky është shkrimi i plotë i tij:

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku në qendër të qytetit në rrugën Agim Ramadani kur një kamion është përplasur me disa vetura. Ekipet e policisë janë në vendin e ngjarjes, ndërsa menjëherë kanë intervenuar edhe dy ekipe të Urgjencës së Komunës tonë dhe për fat të mirë lëndimet nuk janë të rënda. Raportohet për dy persona të lënduar. Besoj se do të zbardhen të gjitha detajet në ditët në vijim.