Kanali EuroChannel fillon me transmetim në Artmotion

Kanali EuroChannel fillon me transmetim në Artmotion

Aktuale gusht 23, 2019 - 15:43
Lexoni detajet

Kanali i cili shpalosë kulturën evropiane përmes filmave dhe serialeve të ndryshëm, EuroChannel ka filluar transmetimin në platformën Artmotion.

Duke i komentuar zhvillimet e fundit, Gustavo Vainstein, Drejtor Ekzekutiv i EuroChannel u shpreh: “Ne jemi jashtëzakonisht të lumtur që kemi filluar me transmetim të kanalit në Kosovë. Kosova është lokacion i përsosur për të promovuar kulturën evropiane në mbarë globin. Me këtë rast falënderojmë Artmotion për besimin e tyre për të transmetuar kanalin EuroChannel në Kosovë.”

Alaudin Hamiti, Drejtor i Platformës televizive në Artmotion tha se “Ne jemi shumë të kënaqur që kemi shtuar kanalin EuroChannel në platformën tonë kështu duke promovuar perlën evropiane tek audienca kosovare, njëherë duke e zgjeruar universin e tyre artistik përmes kanalit të vetëm që promovon frymën dhe diversitetin evropian.”

Me këtë rast, EuroChannel do të ofrojë ekskluzivisht për shikuesit e platformës Artmotion më shumë se 80 filma dhe seriale të përzgjedhura.

Ky është artikull i sponzorizuar.