AAK-ja ia merr një kryetar nëndege Nismës

AAK-ja ia merr një kryetar nëndege Nismës

Aktuale gusht 23, 2019 - 21:34
Lexoni detajet

Kryetari i Partisë Nisma Për Kosovën në Komoran, Njazi Bahtiri e ka braktisur partinë e tij për të aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur Daut Haradinaj nga AAK.

“Jam shumë nderuar që sot edhe kryetari i Nismës në Komoran ju bashkua AAK-së. Njazi Bahtiri dhe familja e tij njihen në këtë zonë për vlera kombëtare dhe si të tillë gëzojnë një respekt të madh”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se është i nderuar që do të rrugëtojnë për një Kosovë shtet 100%