Aderime edhe tek pakicat, Listës Serbe i bashkohet një figurë e rëndësishme e serbëve në Kosovë

Aderime edhe tek pakicat, Listës Serbe i bashkohet një figurë e rëndësishme e serbëve në Kosovë

Aktuale August 23, 2019 - 22:22
Lexoni detajet

Drejtori i Partisë Liberale të Kosovës Miroslav Ristic njoftoi sonte se po bashkohet me Lista Serbe.

Ai pretendon se uniteti është i nevojshëm për t’i rezistuar të gjitha tundimeve me të cilat sipas tij po përballet populli serb në Kosovë, transmeton Indeksonline.

“Në kohën e tundimit të madh, kur më së shumti na duhet unitet për t’i rezistuar këtyre tundimeve, si drejtor i Partisë së Pavarur Liberale dhe anëtar i Kryesisë së asaj partie, vendosa të bashkohem në Listën Serbe,” tha Ristic.

Ai ftoi të gjithë serbët t’i bashkohen Listës Serbe.

Image