Vjosa Osmani deklarohet pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së

Vjosa Osmani deklarohet pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së

Aktuale gusht 24, 2019 - 14:45
Lexoni detajet

Vjosa Osmani ka folur para mediave pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së LDK-së.

Ajo nuk ka treguar se a do të jetë kandidate për kryeministre nga ky subjekt, mirëpo ka thënë se mbledhja do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim.

“Kjo është mbledhje që do të vazhdoj edhe ditëve në  vijim , kështu që ende nuk ka përfunduar mbledhja dhe temat që do të trajtohen”, tha ajo.

Ajo është pyetur edhe për arsyen e mungesës së Lutfi Hazirit e Agim Veliut në mbledhjet e partisë, mirëpo ka thënë se mediat duhet t’i pyesin ata për këtë.

Lexo edhe Ismajli: PDK-ja në opozitë, koalicioni LDK – LVV pas zgjedhjeve
Aktuale gusht 24, 2019