Haradinaj ngjitet në Bjeshkët e Sharrit

Haradinaj ngjitet në Bjeshkët e Sharrit

Aktuale gusht 24, 2019 - 16:29
Lexoni detajet

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duket se është me i qetë pas nënshkrimit të koalicionit parazgjedhor me PSD-në.

Ai sot është relaksuar bashkë bashku me fëmijët e tij duke u  ngjitur majë maleve të Sharrit, në Liqenin e Jazhincës, 2180 metra lartësi mbidetare.

Haradinaj thotë se Kosova është e kompletuar me gjithçka.

Ngjitja në bjeshkë dhe ecja në natyrë gjatë vikendeve është bërë rutinore për Haradinajn.

“Pas një ngjitje që ia ka vlejtur në çdo hap, me Gjinin, Hanën e Trimin, buzë liqenit të Jazhincës, kësaj perle të natyrës sonë, 2180 metra mbi nivelin e detit. Kosova i ka vërtetë të gjitha!”, ka shkruar kreu i AAK-së.