Ish-deputeti i LDK-së dhe ish-nënkryetari i Podujevës i del në mbështetje Vjosa Osmanit për kryeministre

Ish-deputeti i LDK-së dhe ish-nënkryetari i Podujevës i del në mbështetje Vjosa Osmanit për kryeministre

Aktuale gusht 25, 2019 - 19:36

Derisa kanë mbetur vetëm edhe pak orë nga mbledhja e Kryesisë së LDK-së, ku pritet të caktohet kandidatura e LDK-së për kryeministër, kanë nisur disa zyrtarë të kësaj partie që edhe publikisht t’i shfaqin preferencat e tyre.

Një ish- deputet i LDK-së ka theksuar se ai e mbështet Vjosa Osmanin, si kandidate për kryeministre.

Bahri Thaçi, i cili thotë se tash e 30 vite është anëtar i LDK-së, dhe sipas tij, Vjosa Osmani është ajo e cila ia fiton zgjedhjet partisë së tij.

Shkrimi i plotë i Thaqit:

Të dashur miq, aktivistë dhe votues të Lidhjes Demokratike të Kosovës,

Duke qenë se tani më po bëhen tridhjetë vite (30) të aktivitetit tim brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), që nga anëtarë deri në deputet i kësaj partie në periudhën e katërt legjislative (12.12.2010 – 07.05.2014) të Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët e Komunës së Podujevës dhe më gjerë, duke dëgjuar zërin e tyre, ndjejë obligim moral dhe kombëtarë në këtë periudhë të vështirë që po kalon vendi ynë të dal në përkrahje publike të zonjës Vjosa Osmani, që të jetë kandidate e LDK-së për Kryeministre të Republikës së Kosovës, duke vërë në shërbim tërë kapacitetet e mia intelektuale që LDK të fitoj bindshëm zgjedhjet që do të mbahen së shpejti.

Ju falemnderit !