Pacolli thotë se 11 shtatori e ndryshoi botën për keq

Pacolli thotë se 11 shtatori e ndryshoi botën për keq

Aktuale shtator 11, 2019 - 10:17
Detajet

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka kujtuar sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 në ShBA teksa ka thënë se këto sulme e kanë ndryshuar botën për të keq.

Ai ka kujtuar edhe viktimat e sulmit të cilët ishin me origjinë shqiptare.

“Sot, i kujtojmë sulmet e 11 shtatorit në vendin mik, SHBA. Një ditë që ndryshoi botën për keq. Kosova sot është pjesë e luftës kundër terrorizmit dhe aleancës së prirë nga ShBA-të. Nga më shumë se 2600 të vdekur, për fat të keq, kishte edhe viktima me origjinë shqiptare. Sot jemi të gjithë New York në një ditë si kjo. I kujtojmë përgjithmonë viktimat e 11 shtatorit”, ka shkruar ai në Facebook, përcjell zeri.info.