Kosova solidarizohet me Amerikën për nder të 11 shtatorit
Foto: Laura Hasani

Kosova solidarizohet me Amerikën për nder të 11 shtatorit

Aktuale shtator 11, 2019 - 11:54
Detajet

Në sheshin “Bill Clinton” të Prishtinës, në nderim të viktimave të 11 shatorit, shoqata “Miqtë e Amerikës” po mban aktivitete për të përkujtuar këtë datë.

Në shenjë solidarizimi me shtetin mik, policia, zjarrfikësit dhe ambulanca kanë ndezur sirenat dhe dritat e mjeteve të tyre, derisa garda e nderit e Policisë së Kosovës ka ulur në gjysmë shtizë flamurin amerikan.

Në këtë vend janë vendosur edhe fotografi dhe janë ndezur qirinj para emrave dhe imazheve të viktimave.

Drejtori i shoqatës, Agim Rexhepi, tha se “populli shqiptar gjithmonë ka dashur dhe vazhdon ta nderojë popullin amerikan dhe institucionet e tij”.

“Faleminderit Amerikë dhe do zoti që asnjëherë të mos përsëritet ky veprim”, u shreh ai.

Image 
Image