Pacolli priti në takim ambasadorin e ri të Norvegjisë, Jens Erik Grondahl

Pacolli priti në takim ambasadorin e ri të Norvegjisë, Jens Erik Grondahl

Aktuale shtator 11, 2019 - 13:33
Detajet

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur në një takim kortezie Ambasadorin e ri të Norvegjisë në Republikën e Kosovës, Jens Erik Grondahl, duke i shprehur mirëseardhje në Kosovë.

Në takim të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen pikëpamjet mbi mbarëvajtjen e zhvillimeve politike në Kosovë, rajon dhe më gjerë.

Ministri Pacolli vuri në dukje marrëdhënien bilaterale dhe partneritetin strategjik në mes dy vendeve dhe dy popujve. Gjatë takimit, ministri Pacolli, i ka konfirmuar vullnetin e Republikës së Kosovë, për thellimin e mëtejmë të raporteve miqësore ndërmjet dy vendeve.ë /