Mitrovicë e Veriut: Vazhdojnë gërmimet për të pagjeturit

Mitrovicë e Veriut: Vazhdojnë gërmimet për të pagjeturit

Aktuale shtator 11, 2019 - 14:00
detajet

Tek varrezat në veri të Mitrovicës, janë duke vazhduar gërmimet për gjetjen e trupit të një personi që ishte zhdukur gjatë kohës së luftës me Serbinë.

Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur në Kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Kushtrim Gara, në një lidhje direkte për Klan Kosova, ka bërë të ditur se gjatë gërmimeve është hasur në mbetje mortore, por është konfirmuar se nuk janë eshtrat e trupit që po kërkohet.

“Gërmimet kanë filluar nga ora 10:00. Kërkimet po vazhdojmë për gjetjen e mbetjeve mortore të një personi të zhdukur gjatë luftës. Deri më tani është hasur në mbetje mortore, por është konfirmuar se mbetjet nuk janë të personit që po kërkojmë”.

Ndërsa, kryetari i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve, Bajram Qerkini, ka thënë se tek varrezat në veri të Mitrovicës dyshohet se ndodhen trupat e 11 viktimave të luftës.