Pacolli takohet me ambasadoren e re të Francës në Kosovë, Marie Christine Butel

Pacolli takohet me ambasadoren e re të Francës në Kosovë, Marie Christine Butel

Aktuale shtator 11, 2019 - 14:11
detajet

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë Behgjet Pacolli, ka pritur në takim Ambasadoren e re të shtetit francez në Republikën e Kosovës, Marie Christine Butel, të cilën e njoftoi për të arriturat e Kosovës, proceset aktuale politike, transmeton "Zëri.info".

Ministri Pacolli shprehu gatishmëri për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve. U shkëmbyen po ashtu pikëpamjet mbi mbarëvajtjen e zhvillimeve politike në Kosovë, rajon dhe më gjerë.

Image

Gjatë takimit, ministri Pacolli, i ka konfirmuar vullnetin e Republikës së Kosovë, për të vazhduar dialogu me Serbinë, për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare. Edhe ambasadorja Christine Butel, i ka përcjell ministrit Pacolli, angazhimin dhe rolin e Francës, Presidentit Macron dhe iniciativës së tij për ta përkrahur Kosovën në të gjithat proceset sfiduese. /ZERI

Image