Cilësohet si skandal, 'Xhamadani vija-vija' këndohet në ushtrinë e Zvicrës

Cilësohet si skandal, 'Xhamadani vija-vija' këndohet në ushtrinë e Zvicrës

Aktuale shtator 12, 2019 - 11:38
Detajet

Një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale në Zvicër, është shëndrruar në një lloj skandali.

Gjatë një udhëtimi me makinë, disa ushtarë zviceranë këndojnë “Xhamadani vija-vija”, që sipas mediave në Zvicër është himni jozyrtar i shqiptarëve.

“Kënga ka të bëjë me unitetin midis Shqipërisë dhe Kosovës. Të bashkuar me xhaketën, Xhamadan. Kënga është himni jo zyrtar i shqiptarëve”, thuhet në gazetën “Blick”.

Për këtë video, në ushtrinë e Zvicrës tani kanë nisur hetimet.

Zëdhënësi i ushtrisë, Daniel Reist, ka thënë se kanë nisur hetimet, por ende nuk ka asnjë informacion rreth qarkullimit të kësaj videoje.

Shikoni VIDEON këtu.