Zaimi pas rastit të Dardan Molliqajt me Haki Abazin: PDK e AAK janë parti të dhunshme

Zaimi pas rastit të Dardan Molliqajt me Haki Abazin: PDK e AAK janë parti të dhunshme

Aktuale shtator 12, 2019 - 12:16
detajet

Pas rastit të Dardan Molliqajt me Haki Abazin, anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zajmi i ka quajtur Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës si parti të dhunshme, derisa Lidhjen Demokratike të Kosovës e ka cilësuar si patericë të tyre.

Përmes një postimi në Facebook, Zajmi ka thënë se sa më shumë që rritet VV’ja në sondazhe, aq më shumë partitë e tjera çarten, shajnë e ofendojnë, duke aluduar kështu për PDK’në dhe AAK’në.

Ndërkohë, LDK’në e ka quajtur patericë të tyre dhe bashkëpunëtore të tyre.

“Sa më shumë rritet Lëvizja VETËVENDOSJE! në sondazhe, aq më shumë partitë e dhunshme, PDK e AAK çarten, shajnë, ofendojnë kundër të vetmit subjekt politik që mund t’i ndalë këta banditë. LDK nuk e sulmon askush prej bandave, sepse asnjë bandë nuk tutet prej LDK. Kjo ka qenë dhe do të mbetet patericë e lehtë për ta dhe bashkëpunëtore e tyre sa herë që ata kanë nevojë”, ka shkruar Zajmi.