Doris Pack: Jam shumë e lumtur që iu dha mundësia Vjosa Osmanit të kandidojë për kryeministre

Doris Pack: Jam shumë e lumtur që iu dha mundësia Vjosa Osmanit të kandidojë për kryeministre

Aktuale shtator 12, 2019 - 18:15
Detajet

Në takimin me forumin e gruas së LDK-së që po mbahet në Prishtinë pos shumë grave nga të gjitha anët e Kosovës dhe krerët të lartë të strukturave të LDK-së po merr pjesë edhe Doris Pack e cila nuk ka hezituar që të ofrojë mbështetjen e saj për kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryeministre.

Pack ka thënë se është moment i veçantë që një grua të kandidohet për kryeministre dhe se kjo është hera e saj e parë që merr pjesë në një tubim të tillë.

“Ky është një moment i veçantë që një grua kandidohet për kryeministre, kjo është hera ime e parë që marr pjesë në një tubim të tillë në Kosovë. Jam shumë e kënaqur që LDK ia dha këtë mundësi Vjosës dhe shumë e lumtur pasi meshkujt e LDK-së i kanë dhënë mundësi një gruaje të vendosur si Vjosa”, ka thënë Pack.

Doris Pack, është kryetarja e grupit të grave të EPP-së, pra grupit të partive të djathta në parlamentin evropian. Ajo në fjalimin e saj të parë në vitin 1995, shumë kohë përpara se të fillonte lufta në Kosovë, kishte thënë se bashkësia ndërkombëtare duhet të intervenojë që ta ndalojë Millosheviqin që ta bëjë në Kosovë, atë që e bëri në Bosnje.