Çitaku: Nuk kemi nevojë të shikojmë shumë larg për t’i gjetur heroinat mes nesh

Çitaku: Nuk kemi nevojë të shikojmë shumë larg për t’i gjetur heroinat mes nesh

Aktuale September 14, 2019 - 16:58
Detajet

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka kujtuar sakrificën e grave kosovare ndër vite.

Në një postim në Facebook, ajo ka publikuar një intervistë të Gazetës 'Zëri', ku shihet edhe një fotografi në të cilën është nëna e saj e cila në vitin 1990 ishte e pranishme në protestën kundër suspendimit të autonomisë së Kosovës.

Çitaku ka thënë se nuk kemi nevojë të shikojmë shumë larg për t’i gjetur heroinat mes nesh.

Ky është postimi i saj në Facebook:

Viti 1990. Nana me motrën Jetën ( Jeta ka qenë 4 vjeçe ) në tubimin e grave kundër suspendimit të autonomisë.
Nanën nuk e ka ndalë asgjë kurrë. Sot me krenari shfaqim fotografitë e grave që marrin fëmijët në salla parlamenti. E pra, ja nana ime, para 30 vitesh, me vajzën e vogël në tubim protestues.
Nuk kemi nevojë të shikojmë shumë larg për t’i gjetur heroinat mes nesh.
Nana.Image