Dalin pamjet, pritja e Thaçit nga kryeministri japonez Abe

Dalin pamjet, pritja e Thaçit nga kryeministri japonez Abe

Aktuale September 14, 2019 - 18:00
Detajet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë qëndrimit të tij në Japoni është pritur në vizitë zyrtare nga kryeministri i këtij shteti, Shinizu Abe.

Në një video të gjatë më shumë se dy minuta, të publikuar nga mediet japoneze, shfaqen pamje nga pritja që Shinizu Abe i ka bërë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Zyrën e Kryeministrit të Japonisë.

Thaçi është pritur me gardën shtetërore të Japonisë, teksa siç shfaqet në video, gjatë pritjes për Thaçin është intonuar himni i Republikës së Kosovës

Thaçi deklaroi dje se me kryeministrin Abe ka rënë dakord që të zgjerojnë bashkëpunimin në fusha të  reja mes dy shteteve.

“Samiti prodhues dhe darka me kryeministrin Abe Shinzo. Ne ramë dakord për mbështetje të ndërsjellë, bashkëpunim më të madh dypalësh në forume ndërkombëtare, duke përfshirë zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të reja midis Kosovës dhe Japonisë”, deklaroi dje Thaçi.

Ndërkaq, Abe shprehu përkushtimin e tij në emër të shtetit japonez për bashkëpunim të mëtutjeshëm me Kosovën.