Dita e pastrimit të botës - Kosova koordinon 157 shtete, gati për 21 shtator

Dita e pastrimit të botës - Kosova koordinon 157 shtete, gati për 21 shtator

Aktuale September 14, 2019 - 21:38
Detajet

Kanë mbetur edhe pak ditë deri më 21 shtator – ditë kjo që shënon mobilizim më të madh qytetar në gjithë botën në luftën kundër ndotjes që shkaktojnë mbeturinat – Ditën e Pastrimit të Botës.

Ekipi i “Let’s Do It Kosova” ka filluar përgatitjet për organizimin dhe koordinimin e 157 shteteve të ndryshme të botës për Ditën e Pastrimit të Botës.

Kosova është përzgjedhur nga “Let’s Do It World” si përgjegjës për fushatën e këtij eventi. Përveç këtij viti, Kosova do ta koordinojë Ditën e Pastrimit të Botës edhe në vitin 2020.

21 shtatori do ta vendosë Kosovën në hartën e vendeve që prioritet e kanë mbrojtjen e mjedisit.

“Let’s Do It World” përmes një videoje sensibilizuese, e cila do të transmetohet te më shumë se 150 shtete të botës bën thirrje për mbrojtjen e mjedisit.