Ambasadori Kosnett shijon natyrën e Zubin Potokut

Ambasadori Kosnett shijon natyrën e Zubin Potokut

Aktuale September 15, 2019 - 12:33
Detajet

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Philip Kosnett, së bashku me bashkëshorten dhe stafin kanë vizituar qytetin verior të Kosovës, Zubin Potokun.

Këtë e ka bërë të ditur Ambasada Amerikane nëpërmjet një shkrimi në Facebook.

“Në çdo vend është mirë të lëvizësh dhe të dëgjosh pikëpamje të ndryshme për të tashmen dhe të ardhmen, siç bënë ambasadori dhe zonja Kosnett gjatë vizitës së tyre të fundit në Zubin Potok”. thuhet në shkrimin e ambasadës në Facebook.