Rashiq: Të ndërrohet klasa politike në Kosovë
Foto: Laura Hasani

Rashiq: Të ndërrohet klasa politike në Kosovë

Aktuale September 18, 2019 - 11:26
Detajet

Nenad Rashiq, kandidat për kryeministër nga koalicioni “Slloboda”, duke folur në debatin "Fol Hapur" të organizuar nga Lëvizja Fol ka thënë se ishte shume entuziaste kur Kosova shpalli pavarësinë por sipas tij shteti ka mbetur mbrapa në zbatimin e ligjit dhe shfrytëzimin e pozitave për interesa personale, raporton "Zëri.info". 

"Kemi problem me zbatimin e ligjit. përdorimi i pozitës për përfitime personale është problem i madh tek ne. Na duhet një gjeneratë e re për ndërtim. Nuk kemi kapacitete njerëzore të mjaftueshme në parti politike. Inkurajohen njerëzit për pozita pa pas kualifikim të duhur", ka thënë Rashiq.

Sipas Rashiq shteti funksional ndërtohet në dy shtylla:Sundim te ligjit dhe me njerëz të kualifikuar.

"Shteti funksional krijohet me dy shtylla me ligj dhe njerëz të kualifikuar. Në të ardhmen pres të kemi një klasë të re në politikë”, ka thënë ai. /ZERI

Image