Ambasadorja e re kroate në Kosovë dorëzon kredencialet

Ambasadorja e re kroate në Kosovë dorëzon kredencialet

Aktuale September 18, 2019 - 13:17
Detajet

Daniela Barisiç do të jetë ambasadore e re e Kroacisë në Kosovë.

Ajo i ka dorëzuar sot letrat kredenciale te ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, përcjell zeri.info.

Të dytë paraqitën pikiëpamjet për zhvillimet politike në Kosovë ndërsa ambasadorja e re theksoi se marrëdhëniet shumëdekadeshe të mirëkuptimit dhe miqësisë ndërmjet të dyja shteteve dhe raportet e afërta ndërmjet qytetarëve të vendeve respektive, paraqesin kapital dhe investim të madh në të ardhmen, përcjell zeri.info.

Njoftimi i plotë

Ministri i Jashtëm Pacolli, ka pranuar sot kopjet e letrave kredenciale të ambasadores së re të Kroacisë, Daniela Barisiç.

 Prishtinë, 18 shtator 2019 – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli, ka pritur në takim Ambasadoren e re të Kroacisë në Republikën e Kosovës, Daniela Barisiç, duke i shprehur mirëseardhje në Kosovë.

Në fillim të takimit ministri i uroi detyrën e re Ambasadores dhe shprehu pritje të sinqerta se marrëdhëniet e zhvilluara dhe të larta të deritanishme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë do të vazhdojnë në të ardhmen me dinamikë të përforcuar.

Në takim të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen pikëpamjet mbi mbarëvajtjen e zhvillimeve politike në Kosovë, rajon dhe më gjerë. Ministri Pacolli vuri në dukje marrëdhënien bilaterale dhe partneritetin strategjik në mes dy vendeve dhe dy popujve.

Gjatë takimit, ministri Pacolli, i ka konfirmuar vullnetin e Republikës së Kosovë, për thellimin e mëtejmë të raporteve miqësore ndërmjet dy vendeve. ë

Edhe Ambasadorja Barisiç nënvizoi se marrëdhëniet shumëdekadeshe të mirëkuptimit dhe miqësisë ndërmjet të dyja shteteve dhe raportet e afërta ndërmjet qytetarëve tanë, paraqesin kapital dhe investim të madh në të ardhmen.