Bardhyl Meta i nguc Albin Kurtin e Shpend Ahmetin për flamurin e Kosovës

Bardhyl Meta i nguc Albin Kurtin e Shpend Ahmetin për flamurin e Kosovës

Aktuale shtator 18, 2019 - 15:57
Detajet

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Meta u ka bërë thirrje kreut të VV’së, Albin Kurtit dhe kandidatit për deputet nga kjo parti, Sali Zybës që ta kthejnë flamurin e Kosovës te Rrethi.

Përmes një postimi në Facebook, Meta ka thënë se këtë mund ta bëjnë edhe bashkë me Shpend Ahmetin.

“Albin Kurti, është mirë që ta marr për dore (mundet edhe zhag!), kandidatin për Deputet, z.Sali Zyba dhe t‘a kthejnë te rrethi Prishtinës me nderime – Flamurin e Kosovës! Mund t‘a bëjnë edhe bashkë me Shpend Ahmetin… meqë është kohë „rishqyrtimi“, „katarzisi“ dhe „reformimi“ e lirimi nga frika…!”, ka shkruar Meta.

“Shpresojë se të tre, nga rrugë e mendësi të ndryshme, tashmë kanë arritë maturimin politik, e jane të besimit se „Shteti Kosovës s‘është krijesë e përkohshme, s‘është krijesë provizore“, ashtu siç pandehin Vuçiq dhe Daçiq!”, thuhet në postimin e tij.

Ndryshe, flamuri i Kosovës i vendosur në sheshin “Idriz Seferi”, në hyrje të Prishtinës, ishte larguar mesnatën e 27 nëntorit 2013, duke u zëvendësuar me atë kombëtar.

Për këtë veprim Prokuroria Themelore e Prishtinës kishte ngritur aktakuzë “për asgjësim, ose dëmtim të pasurisë” ndaj ish-drejtorit të Shpend Ahmeti, i cili ishte arrestuar më 29 shkurt 2016, në vendin e tij të punës në Komunën e Prishtinës“./Express