Raportime të pavërteta: Haradinaj s’ka marrë asnjë ftesë nga presidenti Trump

Raportime të pavërteta: Haradinaj s’ka marrë asnjë ftesë nga presidenti Trump

Aktuale September 21, 2019 - 22:17
Detajet

Mediat e afërta me Haradinajn sot publikuan një lajm kinse kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka refuzuar një ftesë zyrtare të Presidentit të Amerikës, Donald Trump, për një vizitë në Amerikë.

Nga zyra e tij u tha se Haradinaj e ka refuzuar gjoja këtë ftesë për shkak të zgjedhjeve.

Por, e vërteta, siç mëson Gazeta Metro, është që Haradinaj nuk ka pranuar kurrfarë ftese nga presidenti Trump, por po mundohen të tërheqin vëmendje qëllimisht pikërisht për shkak të zgjedhjeve.

Haradinajt, mësohet se i është ofruar vetëm një takim dhe atë i përbashkët me Ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli, me të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Mat Palmer.

Për më tepër, gazeta ka mësuar se zyrës së Haradinajt i është konfirmuar se as përcjellje protokollare nuk do i sigurohej.