Shpend Ahmeti telefonon Veliajn pas tërmetit

Shpend Ahmeti telefonon Veliajn pas tërmetit

Aktuale shtator 21, 2019 - 23:54
Detajet

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, menjëherë pas tërmetit në Shqipëri ka bashkëbiseduar me homologun e tij tiranas, Eriona Veliajn.

“Fatmirësisht, kryetari i Tiranës më njoftoi se nuk ka pasoja të mëdha. Lëndimet janë minore e po ashtu edhe dëmet materiale janë të vogla”, ka njoftuar Ahmeti.

Ai tutje ka shprehu gatishmërinë për të ndihmuar shtetin shqiptar në rast se ndihma është e nevojshme.

“Qëndrojmë të gatshëm për të ndihmuar pas tërmetit në Shqipëri. Shpresojmë që më e keqja ka kaluar tashmë”.

Ndryshe një tërmet prej 5.6 ballësh ka goditur Shqipërinë sot rreth orës 16:00 për pasojë shumë persona janë lënduar dhe disa ndërtesa janë shkatërruar.