Mustafa: Që nga paslufta ndërtesat në Kosovë nuk përfshijnë fare komponenta të sizmikës

Mustafa: Që nga paslufta ndërtesat në Kosovë nuk përfshijnë fare komponenta të sizmikës

Aktuale September 22, 2019 - 18:36
DETAJET

Drejtori i Institutit Sizmik të Kosovës, Shemsi Mustafa, ka thënë se në Kosovë ka hyrë në fuqi udhëzimi administrativ që jep informacione për investitorët që duan të ndërtojnë objekte për t’ju shpëtuar pasojave nga tërmetet.

Në këtë kategori, Mustafa ka deklaruar në se Kosova për dallim nga Shqipëria është më e avancuar.

”Kosova me Shqipërinë është larg çështjeve të ndërtimit sepse jemi më të avancuar. Të gjithë investitorët edhe komuna janë të informuar me hartën e rrezikut sizmik, dhe janë të informuar shumë mirë se në sa ballë duhet të ndërtohen objektet për zonat që kanë aktivitet sizmik më të lartë. Kur është çështja e ndërtimeve një pjesë është 8 ballë dhe një është 9 ballë dhe sa iu janë përfillë këtyre parametrave, nuk e di sepse nuk jam kompetent. Por duhet të merren parasysh këto kritere, pasi tërmetet ndodhin çdo ditë, dhe ne nuk mund ta kthejmë jetën e njerëzve”.

”Ne duhet t’ju përfillemi kritereve të hartës së rrezikut sizmik. Tek ne zakonisht në Ballkan injorohet. Ajo është një studim i Tokës që jep parametra: është faktori i dheut, perioda dhe frekuencat. Këta tre faktorë duhet të përfillen kur ka tërmete. Ky është një tërmet shumë i lartë e nëse nuk janë përfillë këta faktorë ai shkatërron ndërtesat tetëkatëshe”.

Mustafa tha se udhëzimi administrativ i studimit sizmiologjik, është elementi bazë që shërben për ndërtimin e objekteve të kategorisë 9 ballësh, njofton Klan Kosova.

”Ky udhëzim administrativ është miratuar para pesë muajsh, është i rëndësishëm dhe është i gatshëm për çdo komunë. Është elementi bazë për të filluar ndërtimin dhe është në fuqi nga katër – pesë muajt e fundit. Më herët e tregova për ndërtimet ekzistuese dhe në bazë të disa parametrave mikrozonimi sizmik vlerëson nëse duhet të forcohet apo të rrënohet një ndërtesë”.