Tërmeti dëmton edhe Ambasadën e Gjermanisë në Tiranë

Tërmeti dëmton edhe Ambasadën e Gjermanisë në Tiranë

Aktuale shtator 23, 2019 - 13:37
Lexon detajet

Edhe ndërtesa e Ambasadës së Gjermanisë në Tiranë është dëmtuar nga tërmeti.   

Foto është publikuar nga vetë ambasada. Stafi i ambasadës jep mbështetje edhe për shqiptarët e prekur nga lëkundjet e tokës.

“Tërmetet e fundjavës na tronditën gjithashtu ne dhe ambasadën tonë.  Mendimet tona shkojnë te të gjithë shqiptaret dhe shqiptarët, të cilët janë lënduar ose shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar rëndë. Shpresojmë që të gjithë ta kalojnë shpejt këtë tronditje dhe pasojat e tij”, thuhet në reagimin e Ambasadës së Gjermanisë në Tiranë./tch

Image