Erdogan flet për Kosovën midis Serbisë, ja çka thotë ai

Erdogan flet për Kosovën midis Serbisë, ja çka thotë ai

Aktuale tetor 07, 2019 - 19:14
Detajet

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të bëjë çfarëdo që është e mundur për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Kreu i shtetit turk mbërriti në Beograd për një vizitë zyrtare, ku u prit me nderime ushtarake, ndërsa në krah i qëndronte homologu serb, Aleksandar Vuçiq.

Mediat serbe pretendojnë se Erdogani ka nënvizuar që arritja e një marrëveshjeje Prishtinë-Beograd, e cila do të ishte e pranueshme për të dyja palët, do të merrte dhe mbështetjen e Ankarasë.

Ai e cilëson një ujdi të tillë thelbësore për arritjen e stabilitetit dhe paqes afatgjatë në Ballkan, madje kjo sipas tij, është arsyeja përse Turqia e mbështet rifillimin e dialogut mes dy vendeve.