Spahiu: Grenell e ka nisur me Prishtinën sepse këndej e ka më lehtë sesa me Beogradin

Spahiu: Grenell e ka nisur me Prishtinën sepse këndej e ka më lehtë sesa me Beogradin

Aktuale tetor 09, 2019 - 18:38
Lexoni detajet

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka thënë se i dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell nuk e ka zgjedhur rastësisht Prishtinën që ta vizitojë para Beogradit.

“Për Grenell pjesa më e lehtë e punës është Prishtina, pjesa e më e vështirë është Beogradi. Amerika e ka shumë më lehtë ta bindë Prishtinë për një zgjidhje sesa Beogradin. E ka filluar punën ku është më lehtë”, ka thënë Spahiu, njofton Klan Kosova.

“Vizita te Presidenti Thaçi është bërë për respekt ndaj institucioneve shtetërore ndërsa në Ambasadën e Amerikës i ka pritur krerët e partive meqë ende nuk kemi qeveri të re. Të tjerët i takoi në nivel të përfaqësuesve të partive politike”.

“Esenca e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit ka të bëjë me pazarin që Prishtina  duhet të paguajë në këmbim të njohjes. Kur lind një komb i ri nuk ka nevojë të thotë se i njeh kombet e vjetra. Një komb bëhet i ditur se ekziston me njohjeje. Kosovën në marrëdhënien ndërkombëtare bëhet subjekt ndërkombëtar duke qenë sa më shumë e njohur”.

Spahiu në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se Kosova ka problem se nuk njihet nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit si Rusia dhe Kina dhe nuk njihet nga Serbia prej vendit që është shkëputur. Njohja nga Serbia është jetike për Kosovën, do ta kishte shumë më të vështirë pa këtë