Analistët: Ardhja e Grenell mesazh i fort, rrit presionin ndërkombëtar për dialogun Kosovë- Serbi

Analistët: Ardhja e Grenell mesazh i fort, rrit presionin ndërkombëtar për dialogun Kosovë- Serbi

Aktuale tetor 09, 2019 - 22:08
Detajet

I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka qëndruar sot në Kosovë.

Grenell, fillimisht u takua me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi pas mesditës, me dyer të mbyllura, ndërsa në ambasadën amerikane u takua me përfaqësuesit e partive politike.

Lidhur me vizitën e tij analistë politikë kanë thënë se, ardhja e tij në Kosovë është sinjal i fort për vendin, percjell Indeksonline.

Sipas Dardan Veliaj, ardhja e Grenell në Kosovës e rrit presionin ndërkombëtar për dialogun Kosovë- Serbi.

“Ardhja e tij është një shenjë që presioni ndërkombëtar  mbi Kosovën do të rritet jo veç mbi qeverinë e ardhshme por edhe për opozitën. Ambasadat e Trump duhet të vendosin se në raportet e Kosovës dhe Serbisë te ketë sukses dhe ky qellim i tyre mund të jetë edhe pa mbështetjen e Bashkimit Evropian. Unë besoj që dy partite që do na bëjnë qeverinë do duhet të ulen urgjentisht t’i harmonizojnë qëndrimet e tyre me raport me dialogun dhe pastaj at qëndrim ta harmonizojnë me opozitën”, tha ai ne emisionin Analiza zgjedhore ne Klan Kosova.

Ndërsa, Valon Syla ka thënë se ardhje e tij tregon lidhjet e ngushta me presidentin Trump.

“Pikë së pari sinjal i rëndësishëm direkt nga shtëpia e bardhë që tregon lidhjet e ngushta me Presidentin Trump. Mendoj që takimi ka pasur qëllim ti shpalos së pari agjendat kohore t’ju tregoj liderëve që i kanë zgjedh për bashkëpunim pra, nuk kanë pasur lutje por kërkesë. Tu e marr parasysh profilin e tij, ky është person që godet humbje deri të sensacionet eonmikë,  pra është diplomat fuqiplotë. Në fazën e pare ka  blerë edhe pozicionet e partive”, tha ai.

Derisa, Artan Muhaxhiri ka thënë se e vetmja mënyre për pajtueshmëri të dialogut Kosovë- Serbi është presioni i madh nga jashtë.

“E vetmja mënyrë për pajtueshmërinë është presioni i madh nga jasht.

Grenell lështë një profil i tillë se për fat të keq politikanët në Kosovë e Serbi e kuptojnë vetëm këtë gjuhë, u shpreh Muhaxhiri.

Ndryshe, Grenell pritet ta vizitojw neswr Beogradin.