Infektuar: 9869
Shëruar: 5480
Vdekur: 303
Krasniqi: Ashpërsia e Osmanit, gabimi strategjik i LDK-së
Foto: Laura Hasani

Krasniqi: Ashpërsia e Osmanit, gabimi strategjik i LDK-së

Aktuale October 10, 2019 - 09:14
Detajet

Profesori Universitar Milazim Krasniqi, në një intervistë dhenë për gazetën "Zëri", ka folur në lidhje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ku si njëri ndër themeluesit e saj tregon dallimet nga LDK-ja e Ibrahim Rugovës më LDK-në e tanishme.

Zëri: Z. Krasniqi, ju keni qenë një ndër themeluesit e LDK-së. Sa besoni se LDK-ja e sotme është e njëjtë me LDK-në, e cila ishte nën udhëheqjen e Ibrahim Rugovës?

Krasniqi: Unë besoj se LDK-ja nuk është ajo e njëjta, ajo ka historinë e njëjtë, ka themeluesit e njëjtë, por normalisht ka ardhur deri te ndryshimi i gjeneratave, te ndryshimi i disa koncepteve, sepse ka ndryshuar në fakt edhe realiteti, në të cilin jetojmë. LDK-ja është themeluar në vitin e vështirë 1989, kur Kosova ka qenë nën okupim dhe kur aspiratat tona kanë qenë marrja e përgjegjësisë për orientimin e popullit në kushtet e okupimit dhe për ndërtimin e një vizioni, për një luftë politike që do të rezultonte me pavarësinë.

Ndërsa në vitin 2019 në fakt është një gjendje komplet tjetër, është një shtet i proklamuar, ndonëse i papërfunduar, por i cili në shumë aspekte funksionon si shtet, pra është realitet tjetër. Në anën tjetër, te LDK-ja kemi jo vetëm ndërrim të gjeneratave, por ka në fakt edhe ndërrim prej postulateve themelore të frymës së partisë dhe jam i bindur se ky ndryshim është shkaktari kryesor i rezultatit jo të dëshirueshëm të saj. Kandidatja për kryeministre, znj. Vjosa Osmani, në fakt kishte një retorikë shumë të ashpër, e cila nuk përkon me frymën rugoviste. Ata që kemi punuar me Rugovën e dimë se ai ka qenë shumë i butë, shumë tolerant, ka pasur një prirje shumë të madhe për kompromise, për bashkëpunim me kundërshtarët, nuk i ka vënë kurrë vija të kuqe askujt.

Ndërsa Osmani ishte shumë refuzuese, me një retorikë të ashpër dhe ajo bëri një gabim strategjik, sepse luftën e saj e orientoi kundër PDK-së, e cila realisht nuk e rrezikonte dhe është e ditur se anëtarët e LDK-së asnjëherë nuk kalojnë në PDK, por shumë lehtë kalojnë në Vetëvendosje ose në AAK. P.sh. Në vend se ajo të fokusohej te lufta kundër LVV-së dhe mesazheve të saj ajo vazhdonte një luftë Donë Kishoteske kundër PDK-së./ZËRI