Thaçi: Fitore që i jep gjallëri edhe më shumë ëndrrës sonë për kualifikim

Thaçi: Fitore që i jep gjallëri edhe më shumë ëndrrës sonë për kualifikim

Aktuale October 14, 2019 - 22:53
Detajet

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i ka uruar fitoren Kombëtarës së Kosovës në ndeshjen me Malin e Zi.

Thaçi ka thënë se ishte një fitore shumë e rëndësishme për Kosovën .

“Një fitore shumë e rëndësishme për Kosovën, që i jep gjallëri edhe më shumë ëndrrës sonë për kualifikim. Një lojë e mrekullueshme e djemve tanë, me të cilët çdo gjë duket më e lehtë në fushën e gjelbër. Faleminderit që po na jepni kaq shumë emocione dhe po na bëni kaq shumë krenarë!”, ka shkruar presidenti në Facebook.

Kombëtarja e Kosovës mposhti Malin e Zi me rezultat 2:0.