30 vjet nga grevat e minatorëve të Trepçës

30 vjet nga grevat e minatorëve të Trepçës

Aktuale October 16, 2019 - 13:18
Detajet

Është shënuar sot 30 vjetori i Grevës së minatorëve me rastin e kësaj , Posta e Kosovës sot ka lëshuar një pullë postare me titull ”30 vjetori i Grevës së Minatorëve”.

Përmes kësaj pulle postare, kanë nderuar kontributin e minatorëve të “Trepçës” në mbrojtjen e autonomisë së Kosovës, që në vitin 1989 regjimi ish jugosllav kishte filluar ta rrënoi me forca policore dhe ushtarake.

Në galerinë e horizontit 10-të të minierës ishin ngujuar 1300 minatorë në grevë urie, të gatshëm për ta flijuar edhe jetën për interesat tona kombëtare, për dinjitet të popullit shqiptar të shtypur nën egërsinë e regjimit të ish Jugosllavisë.

Mbi 1200 mibnatorë u dënuan me nga 30 e nga 60 ditë heqje lire, ndërsa ndaj organizatorëve dhe udhëheqësve të kombinatit ub zhvilluan procese monstruoze politike.

Përkundër dhunës serbe forcohej rezistenca e popullit shqiptar dhe vendosmëria për realizimin e aspiratës shekullore, që kulmoi në luftën e armatosur të UÇK-së dhe me përkrahjen e NATO-s, sollën çlirimin e Kosovës, më 12 qershor 1999.

Filatelia e Postës së Kosovës, do të kujdeset që përmes kësaj pulle postare të prezantojë rrugëtimin e popullit tonë deri tek liria. Greva e minatorëve ishte një prej ngjarjeve të mëdha historike të shtetit të Kosovës./Indeksonline/