Busavatë, bllokohet rruga për të kundërshtuar reformën e Qëndron Kastratit në arsim

Busavatë, bllokohet rruga për të kundërshtuar reformën e Qëndron Kastratit në arsim

Aktuale October 16, 2019 - 13:22
Detajet

Banorët e fshatit Busavatë të Komunës së Kamenicës, e kanë bllokuar rrugën që çon për në Prishtinë, në kundërshtim të reformës në arsim, të iniciuar nga kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati.

Ata, kanë ndaluar edhe qarkullimin e kombi-busit të angazhuar nga komuna, për bartjen e nxënësve nga ky fshat, në shkollën “Fan Noli” në Kamenicë.

“Qëllimi jonë kryesor është bllokimi i kombi-busit. Kërkojmë shkollën tonë, kërkojmë të drejtën për t’i shkolluar fëmijët tanë. Veturat tjera nuk kemi dal që ti bllokojmë, por vetëm kombi-busin. Do të jemi të gatshëm që një vit, një muaj të qëndrojmë kështu, për ne është njëjtë”, tha njëri nga protestuesit.

Ata, duke u ulur në rrugë, e kanë bllokuar qarkullimin, për çka u deshtë edhe ndërhyrja e policisë. Me këtë rast, tre persona janë shoqëruar në Polici.

Për shkak të reformës, kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka vendosur që të mbyll shkollën fillore “Hasan Prishtina” në këtë fshat, që ka 106 nxënës. Banorët, për këtë nuk po pajtohen, dhe shkollimi i nxënësve është ndërpre që nga dita e premte./RTV Dukagjini