Shefi i policisë, në veri, po kërkohet për vrasjen e Ivanoviqit, shihet në foto me Veselinoviqin

Shefi i policisë, në veri, po kërkohet për vrasjen e Ivanoviqit, shihet në foto me Veselinoviqin

Aktuale October 16, 2019 - 14:04
Detajet

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, mëngjesin e sotëm ka zbarkuar në veri të Kosovës për të arrestuar të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Në pranga ka përfunduar personi i njohur me nofkën “Rada” dhe djali i Zheljko Bojiq, ky i fundit shef i operativës në Policinë e Kosovës në veri.

Përveç të birit po kërkohet edhe babai, por ai nuk është arrestuar mëngjesin e sotëm.

Burimet e Indeksonline kanë thënë se Zheljko Bojiq ndodhet në Serbi dhe ai është parë në një foto bashkë me të fortin e serbëve, Zvonko Veselinoviq.

Ndryshe Zheljko Bojiq është kumbara i Milan Radojiçiqit, për të cilin është raportuar gjatë në mediat kosovare si “baba i urës së Ibrit”.

Image